Një banor i rajonit të Gostivarit është kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.
Nga MPB thonë se të njëjtit i janë konfiskuar drutë ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Më 08.09.2023, në ora 08:20 në fshatin Orqushë të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria N.O.(57). nga i njëjti fshat. Ai rreth orës 07:30 është kapur duke prerë dru zjarri në mënyrë të paligjshme në një pyll në fshatin Orqushë.
Të akuzuarit i janë gjetur dhe konfiskuar drutë e zjarrit të prera dhe mjetet që ka përdorur për prerje, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë MPB.