Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Gostivar

Gostivari

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Gostivar

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një grua 76-vjeçare është gjetur e pajetë në trotuarin para shtëpisë së familjes në Gostivar mëngjesin e djeshëm.

Një mjeke e Mjekësisë Urgjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune dhe sipas bashkëshortit K.O (75), me të cilin jetonin në shtëpi, rreth orës 4 ka shkuar në kuzhinë, e cila lidhej me derën e ballkonit, dhe me gjasë ka rënë nga ballkoni, ka thënë SVR Tetovë.

Prokurori publik dhe ekipi policor nga Sektorit i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit është kryer autopsi.

SPB Tetovë po punon për zbardhjen e rastit.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat