Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në ora 13:40, në stacionin policer të Gostivarit është paraqitur se ka pasur aksident në rrugën “JNA” në Gostivar.
Aksidenti ka ndodhur mes automjetit “Renault” e drejtuar nga Z.G (62) dhe motoçikletë “Aprilia” e drejtuar nga O.L (20), të dy nga Gostivari.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, kurse me lëndime trupore ka marrë edhe shoferi i automjetit “Reanult”.
Nga ekipi i policisë së Gostivar është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.