Ndalohet një person nga Gostivari, dyshohet për tri vjedhje

Gostivari

Ndalohet një person nga Gostivari, dyshohet për tri vjedhje

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 10:43
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (10.07.2024) në ora 12:30, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, kanë ndaluar personin T.M.

Siç njoftojnë nga MPB ai dyshohet se një natë më parë ka kryer tri vjedhje, duke marrë pjesë të përdorura nga automjetet.

“Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar sendet nga krimet, të cilat do t’u kthehen pronarëve dhe ai është ndaluar në komisariat.

Ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat