SPB Tetovë ka dhënë ka zbardhur vrasjen në fshatin në Debresh të Gostivarit, ku janë ndaluar tre.
“Policët nga SPB Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi, është ngritur aksioni operativ “rrathët” për gjetjen dhe heqjen e lirisë së autorëve.
Pas një kohe të shkurtër autorët janë privuar nga liria, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe janë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PThP kompetente”, thonë nga policia.