MPB Maqedoni njofton se dje (25.07.2024) në ora 14:40 në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin F.T (55).
Ai është nga Gostivari.
“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh, për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore” nga neni 418 paragrafi 3 i Kodit Penal”.
“F.T është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.