Aksident në Gostivar, humb jetën një person

Gostivari

Aksident në Gostivar, humb jetën një person

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 13:06
Policia

SPB Tetovë njofton se sot ka ndodhur një aksident në Gostivar, në të cilën ka humbur jetën një person.

“Më datë 31.07.2024 në ora 02.10 në DPB-Gostivar është raportuar se personi B.Z (44) nga Negotina e Gostivarit, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve ,,Ford” me targa të Gostivarit, është sëmurë në rrugën ,,Llazar Lazarevski” dhe ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij dhe ka goditur një automjet të parkuar ,,Nissan” me targa të Gostivarit, të parkuar nga personi A.S (62) nga Gostivari.

Ai është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku nga ana e mjekut ka konstatuar vdekjen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat