SPB Tetovë njofton se dje (13.08.2024) në ora 13:30 në DPB-Gostivar, menaxheri i një kompanie “rent a car” ka raportuar se me datë 10.07.2024 ka lidhur marrëveshje për qiradhënie të automjetit me personin N.S. për periudhën 10.07.2024 deri më 14.07.2024, për të cilën i është paguar e gjithë shuma.
“Sipas denoncimit, personi e ka njoftuar se do të udhëtonte me mjetin për në Republikën e Bullgarisë.
Dhe me pushime disaditore në Republikën e Greqisë dhe pasi nuk e kishte kthyer mjetin sipas kontratës, ka angazhuar avokatin nga i cili kishte kuptuar se me automjetin është kryer vepër penale “kontrabandë me migrantë” dhe për këtë automjeti është sekuestruar në Republikën e Greqisë”.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.