Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka bërë kallëzim penal kundër M.E.(29) nga fshati Negotinë dhe B.Sh (30) nga fshati Debreshë, për shkak të dyshimit për vepër penale “dhunë”.
Ata akuzohen se e kanë sulmuar personin A.A (36), i cili e ka pasur në krahë djalin e tij dhjetë muajsh.
Ai ka pësuar lëndime.
“Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, të pandehurit kanë sulmuar fizikisht A.A (36) derisa i njëjti ka qenë duke mbajtur në dorë djalin e tij dhjetë muajsh, me ç’rast lëndime ka pësuar edhe fëmija”, njoftuan nga MPB.