Ndalohen disa shtetas të Shqipërisë në Gostivar, nuk posedonin dokumente për leje qëndrim

Gostivari

Ndalohen disa shtetas të Shqipërisë në Gostivar, nuk posedonin dokumente për leje qëndrim

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:04
Policia

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar pesë shtetas të Shqipërisë në Gostivar, për shkak se kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 25.09.2024, në ora 19:00-21:00, në rrugën ,,Bregu i Vardarit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personin L.V. (24), I.S.(55), L.B.(62), V.B.(30) dhe D.B.(57).

Të gjithë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ata janë ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat