Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndërprerë komunikacioni në rrugën Kërçovë-Gostivar.
“Nga ora 15:25 magjistralja Kërçovë-Gostivar është pezulluar në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti trafiku”, thonë nga LAMM.
Për momentin nuk ka të dhëna për viktima të mundshme.
Ndërsa policia po bënë kontrolle në vendin e ngjarjes.