Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Trajneri Korab Syla pothuajse ka luajtur me përbërje të dytë, duke shënuar fitore me rezultat 37:18 ndaj Dritës në Gjilan.
Vashat ferizajase dominuan takimin dhe u kualifikuan më tej.
Drita u përpoq me lojtaret e saja të reja e të papërvojë por në asnjë moment nuk ishte rivale e denjë e ferizajasve.