Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijan Ujkiq, me kombëtaren e Malit të Zi, janë gati për sfidat në Grupin A të Kampionatit Evropian.
Mali i Zi është gati për sfidën me Francën (ndeshja e parë - 4 dhjetor në orën 18.15), kampionen aktuale të Evropës, nikoqiren Danimarkën (6 dhjetor) dhe Slloveninë (8 dhjetor).
Ujkiq luan në ekipin rumun Gloria Buzau.
“Qëllimi kryesor i ekipit kombëtar do të jetë kalimi në fazën tjetër të kampionatit”, ka thënë mes të tjera përzgjedhësi i Malit të Zi, Kim Rasmussen.