Hendbollistet malazeze humbën me rezultat 24:23 ndaj Francës, në hapje të grupit A të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Danimarkë.
Vashat e Malit të Zi treguan lojë të madhe ndaj kampiones aktuale por humbën me një goldallim, ku pjesë e tyre është edhe shqiptarja Dijana Ujkiq.
Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Mali i Zi udhëhoqi 9:4. Francezet si dukeshin të humbura, por shumë shpejtë këndellen.
Sidoqoftë, disa nga përjashtime të malazezet, bënë të veten që francezet të barazojnë rezultatin 11:11 në minutën e fundit të pjesës së parë, megjithatë Mali i Zi shkon në pushim me një gol epërsi (11:12). Pjesa e dytë dramatike, malazezet avancojnë me 18:20, barazohen shifrat 20:20.
Lojë me emocione deri në fund, por Franca ia doli të fiton me rezultat 24:23 dhe të fitojnë dy pikë të mëdha. Mali i Zi, të dielën, nga ora 20.30 ndeshet me Danimarkën.
Franca-Mali i Zi 24:23 (11:12)
Palestra “Jiske bank boksen“ në Herning.
Gjyqtarë: M. Sa dhe V. Sa (Portugalia).
Shtatëshet: Franca 4 (2), Mali i Zi 4 (3).
Përjashtimet: Franca 4 minuta, Mali i Zi 10 minuta .
Franca: Lejno ( 6 mbrojtje), Darlo ( 6 mbrojtje), Nokandi 1, Koatanea 1, Valentini 3, Lasurs, Zadi 2, Kujate 3, Nijakate 3, Dembele-Pavlloviq 1, Sersijen-Ugolan 2, Flip 3, Edvizh 2, Fopa, Minko 1, Lakrabe 2 (2).
Mali i Zi: Baboviç, Neneziq, Batinoviq ( 6 mbrojtje), Radiçeviç 5, Jaukoviç 3, Pletikosiq, Xhaaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq, Ramushoviq 3, B. Klikovac 1, Mehmedoviq 5, Despotoviq 3, Grbiç 2, Vukçeviç, Mugosha 1.