Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Taip Ramadani, është i tronditur me vdekjen e papritur të Shaban Demirit, delegat dhe veprimtar i hendbollit.
“Të Zotit jemi dhe te Ai e kemi kthimin.
Sot mora lajmin e rëndë për ikjen e hershme në amshim të shokut tem të dashtun, dhe njeriun e madh të hendbollit shqiptar, Shaban Demiri.
Shokut me zemër të madhe, dhe dashni e bujari të pashterrshme. La me mue mbresë të pashlyeshme si njeri i urtë, besnik dhe mik i rrallë.
Ngushëllime familjarëve, shoqënisë dhe gjithë komunitetit sportiv të Kosovës. Kjo foto ishte nga takimi ynë i fundit.
Zoti e shpërbleftë me xhenet, inshallah”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.