Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me Kombëtaren e Malit të Zi, të pafat, pësuan humbje me rezultat 24:23 (13:13) nga Rusia, në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Danimarkë.
Malazezet e nisën mirë, avancuan me 5:2, ndërsa në fund të pjesës së parë u barazua rezultati 13:13.
Edhe në pjesën e dytë Mali i Zi avancoi me 19:17, por në minutat e fundit bënë gabime dhe lejuan ruset të shkëputen deri në 4 gola epërsi (20:24). Rusia fiton me një goldallim 24:23. Ujkiq shënoi një gol, është goli i dytë i saj në këtë Evropian.
Mali i Zi – Rusia 23:24 (13:13)
Palestra e sportit “Jiske bank boksën” në Herning.
Pa shikues.
Gjyqtarë: Antiq dhe Jakovljeviq (Serbia).
Shtatëshet: Mali i Zi 4 (3), Rusia 5 (5).
Përjashtimet: Mali i Zi 4 minuta, Rusia 4 minuta.
Mali i Zi: Baboviq (3 mbrojtje), Neneziq, Batinoviq (9 mbrojtje), Radiçeviç 3, Jaukoviq 5, Pletikosiq, Mugosha, Xhaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq 1, Ramushoviq 3, B. Klikovac 1, Mehmedoviq 3, Despotoviq 7, Grbiç, Vukçeviç.
Rusia: Sedojkina (3 mbrojtje), Kaljinina, Dmitrijeva 1, Vedjohina 4, Bobrovnjikova 2, Samohina 4, Makejeva 1, Fomina 4, Sabirova, Iljina, Malashenko, Managarova 3, Skorobogatçenko, Maslova 2, Kozhokar 2, Ilarionova.