Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, është përgatitur maksimalisht për sfidën e parë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).
Sot në orën 17.00 në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, do të luhet takimi mes Besës dhe Borcit të Banjullukës nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Besa-Besë për Pejën, hendbollin e Kosovës dhe shtetin tonë, Kosovën.
Besa Famgas - Borci, e shtunë 17:00, Palestra "Karagaçi", Pejë”, shkruan në faqen e Besës.
Sfida e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë.