Istogu në konkurrencën e senioreve është superfuqi, 11 ndeshje po aq fitore dhe janë kampion vjeshtor me 22 pikë të mbledhura.
Faruk Shala, kryetrajner i kësaj skuadre, është i kënaqur me ecurinë e rezultateve dhe beson e shpreson se do ta fitojnë edhe kampionatin në fund.
Istogu ka shënuar fitore me rezultat 36:21 kundër kampiones së Kosovës, Ferizaj, në takimin e fundit të vjeshtës në Superligën e Kosovës në hendboll.
“Kapitenja e Istogut Albina Rugova udhëhoqi Istogun drejtë fitores së 11 me radhë, anëtarja e kombëtares së Kosovës shënoj 15 gola në fitoren e Istogaseve.
Të gjitha hendbollistet Istogase shfaqen përformancë të mirë dhe ishin në nivelin e detyrës duke dominuar në tërësi këtë ndeshje, në të cilën u dallua portierja Ahmetxhekaj me pritje të suksesshme, Hetemi e Ferataj me shënime efektive e kështu me radhë.
Ndeshja përfundoj me rezultat 36:21, ishte kjo ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor, Istogu u shpall kampion vjeshtor pa asnjë humbje, nga 11 javë të zhvilluara kanë arritur 11 fitore radhazi”, shkruan në faqen e KHF Istogu.