Besa Famgas kurrë më e mobilizuar, kërkon kualifikimin në Banjallukë.
"Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është nisur për në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.
Besa të shtunën luan ndaj Boracit në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë Besa e fitoi me rezultat 24:22.
Synimi i Besës është kalimi në raundin tjetër.
Pejanët i pret ndeshje e fortë, por vetëm me të tilla arrihen nivelet që i synon kampionia e Kosovës", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.