Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, po e zhvillon stërvitjen në palestrën "Borik" në Banjallukë.
Besa Famgas nesër nga ora 18:00 luan ndaj Boracit në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 24:22.
Synimi është avancimi tutje.
Lojtarët e Besa Famgas janë shumë të motivuar, përkundër udhëtimit shumë të gjatë dhe pritjes prej tri orëve në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.