Ekipi kroat i hendbollit për femra u mund të premten me rezultat 30:19 (15:5) nga Franca, në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian, që po mbahet në Danimarkë.
Vashat e Kroacisë nuk i rezistuan dot francezeve, që ishin shumë më të mira.
Në pjesën e parë Franca udhëhoqi me 10 gola epërsi (15:5), epërsi që i dha komoditet në periudhën e dytë.
Në pjesën e dytë, Kroacia është shumë më e mirë, por nuk munden që ta shkrijnë epërsinë e rivales. Franca kualifikohet në finale, Kroacia lufton për medalje të bronztë.
Franca – Kroacia 30:19 (15:5)
Palestra e sportit “Jyske Bank Boxen” në Herning.
Gjyqtare: Karina Christiansen dhe Line Hansen Hesseldal (Danimarka).
Përjashtimet: Franca 2 minuta, Kroacia 4 minuta.
Shtatëshet: Franca 5 (3), Kroacia 3 (3).
Francuska: Leynaud (3 mbrojtje), Darleux (8 mbrojtje); Nocandy (2), Coatanea, Valentini (2), Zaadi Deuna (4), Kouyate (1), Niakate (4), Dembele Pavlloviq (3), Sercien Ugolin (2), Flippes (2), Kanor, Edwige, Foppa (2), Nze Minko (4), Lacrabere (4).
Kroacia: Beshen, Pijeviq (7 mbrojtje); P. Posavec, Krsnik (3), S. Posavec, Miçijeviç (2), L. Kalaus (1), D. Kalaus, Jezhiq (3), Japundzha, Shimara (2), Debeliq (2), Mamiq, Millosavleviq (2), Blazheviq (3), Vidak (1).