Kampioni i Kosovës, Besa Famgas dhe nënkampioni Prishtina, sot do t’i zhvillojnë ndeshjet e Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).
Besa luan takimin e kthimit në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë, kundër Borcit, ndërsa Prishtina ballafaqimin e parë në Athinë me AEK-un.
Të dyja takimet do të luhen në orën 18.00.
Pejanët fituan takimin e parë me 24:22 dhe kërkojnë kualifikimin në Banjallukë, ndërsa prishtinasit synojnë lojë sa më të mirë në sfidën e parë në Athinë.
Dy ndeshje të vështira për skuadrat tona.