Federata e Hendbollit e Kosovës, të protestojë ashpër në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF), për provokimin e rëndë që i ndodhi sonte në Banjallukë kampionit të Kosovës, klubit të hendbollit Besa Famgas.
“Kosova je Serbija, do të thotë Kosova është Serbi është shkruar të palestra ‘Borik’ në Banjallukë të Republika Srpska, që është në kuadër të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës!
FHK të kërkojë urgjentisht nga EHF-i, që të sanksionojë klubin nga Republika Srpska, për skandalin e madh! FHK-ja nuk guxon ta hesht këtë skandal!
Ky veprim është çnjerëzor dhe i turpshëm i Banjallukës, i klubit Borci, duke provokuar Besën e Pejës.
FHK-ja të reagojë ashpër dhe publikisht për këtë skandal, për faktin se kjo ndeshje ka qenë e rrethit të tretë të Kupës së Evropës. Turp për Banjallukën, turp për Borcin.