Kosova është përplot me talente të sportit, por krahas kësaj ka edhe një numër të sportistëve dhe sportisteve, që shquhen edhe në sferat tjera apo me punimet e tyre të lënë pa fjalë!
Përveç si portiere e dëshmuar e hendbollit, Agnesa Krasniqi, ka talente të madhe edhe për arkitekturë, kjo dëshmohet me punimet e saja!
Ajo është e lindur për arkitekturë, këtë e thonë edhe ata që e njohin talentin e saj.
Mjeshtria e Agnesës
Agnesa nuk ka më shumë se 22 vjet, e gjatë 180 centimetra, ka përfunduar Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, UBT, tani është në nivelin master.
Lojtarja e Prishtinës është e përkushtuar në dy rrafshe: në sport dhe në arkitekturë, në të dy këto është e suksesshme!
Ajo ka paraqitur disa foto përmes profilit të saj në facebook, ku shihet se si e ka punuar Tymtarin Termokos, mjeshtri e rrallë!
“Niveli BSc: Ferma Vertikale në Tymtarin Termokos
Lokacioni: Prishtinë
Viti: 2020
Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, UBT”, ka shkruar Agnesa.
Punimi i Agnesës
Këto pamje që shihen në foto, janë mahnitëse dhe e punuar nga vet dora e arkitektes së ardhshme, Agnesës. 22 - vjeçarja ka synime te mëdha jo vetëm në sport por që një ditë të jetë arkitekte me renome botërore.
Me një fjalë zemra i fle në sport dhe arkitekturë, që e ka dhunti nga Zoti! Sportiste të këtij niveli janë krenari e klubit, komunitetit të hendbollit dhe në përgjithësi sportit tonë.