Vashat e Kombëtares së Kroacisë, futen në historinë e hendbollit evropian!
Kroatet fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, medalja e parë në histori e kësaj kombëtare.
Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 25:19 (11:11) ndaj nikoqires së Kampionatit Evropian, Danimarkës.
Kroacia u drejtua drejt fitores nga hendbollistet Katarina Jezhiq dhe Stela Posavec me nga pesë gola, Ana Debeliq shënoi katër, Çamila Miçijeviç tre gola, ndërsa portierja Tea Pijeviq tregon formë fantastike, duke pritur 15 goditje nga rivalja.
Kroacia në festë, danezët të zhgënjyera deri në pikën e fundit, mbeten pa medalje.