Trajneri i mirënjohur i hendbollit, Lino Çervar, padyshim se është i lumtur me suksesin e vashave të Kombëtares së Kroacisë në konkurrencën e femrave.
Kroatet të dielën që e lamë pas, fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Danimarkë.
“Ky është viti i hendbollit kroat dhe unë jam shumë krenar për ta.
Kjo medalje e bronztë është thjesht provë se hendbolli është një sport për kroatët, se ne jemi të paprekshëm në vend”, ka thënë mes të tjera Çervar për media kroate “24 sata”.