THW Kiel është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt).
Skuadra gjermane triumfon me rezultat 33:28 (19:16) ndaj Barcelonës, në finalen e Champions League që u zhvilluan në Koln të Gjermanisë.
Kiel që nga viti 2012 nuk e kishte shijuar këtë trofe prestigjioz por që sonte ia doli pas një loje shumë të mirë. Kiel u bënë kampione të Evropës për herë të katërt në historinë e tyre, ndërsa Barcelona deri me tash e ka fituar nëntë herë.
Te Kieli u dalluan Ekberg me 8 gola, Sagosen me 7, Weinhold 5, Dahmke 5 sosh, ndërsa të Barcelona Gomez u shqua me 10 gola por që nuk i kryen punë për të arritur qëllimin. Portieri i Kiel, Niklas Landin, ishte i shkëlqyeshëm me 14 mbrojtje dhe më i merituari për triumfin e Kielit.
Pas një fillimi të barabartë, në minutën e 9-të, Kiel kaloi në epërsi me 6:4. Gjermanët arritën një epërsi prej tre golave në minutën e 17-të (12:9), dhe dy minuta më vonë +4 (13:9). Iu deshën vetëm dy minuta Barcelonës për t’u afruar në 13:12, dhe në minutën e 28-të në 15:15.
Por fundi i pjesës së parë përsëri i takoi Kielit, i cili shkoi në pushim me tre gola epërsi (19:16).
Në minutën e 35-të, ekipi gjerman erdhi përsëri në një avantazh me katër gola (21:17), dhe në të 44-tën në +5 (26:21). Kiel ngadhënjeu me pesë gola dallim (33:28).
Skuadra kampione do të marrë 500,000 euro, dhe 250,000 euro do të shkojnë për ekipin e vendit të dytë.
Parizianët zënë vendin e tretë dhe fituan 150,000 euro, Veszprem mori një çek në shumën prej 100,000 euro.
Kiel - Barcelona 33:28 (19:16)
Kiel: Landin, Quenstedt; Duvnjak, Weinhold 5, Ekberg 8, Pekeler 4, Zarabec 1, Reinkind 1, Wiencek 2, Voigt, Sagosen 7, Dahmke 5, Sunnefeldt, Ehrig, Wager, Ciudad Benitez
Barcelona: Moller, De Vargas; Entrerrios 1, Sorhaindo, Dolenec, Palmarsson 1, Arino 4, Cindriç 3, N'Guessan 1, Dos Santos 1, Janc, Fabregas 3, Gomez 10, Mem 4, Frade, Pascual Garcia.