Sami Çerkini është trajneri i parë në historinë e sportit të Kosovës, që u bë kampion me ekipin e Ferizajt dhe pa asnjë stërvitje për edicionin 2019-2020!
I ka thyer të gjitha rekordet! Hendbollistet e Ferizajt nuk stërvitni për shkak të kushteve, por i zhvillonin ndeshjet sipas kalendarit garues.
Disa në qytetin e Ferizajt, jepni parashikime, se Samiu do të koritet keq në Superligën e Kosovës, pa stërvitje, kanë m’ia humbur topin. Po ndodhi e kundërta, Samiu ia humbi topin të gjithëve!
Sami Çerkini me vashat e Ferizajt, bëhet kampion i Kosovës.
Disa që kanë lexuar shumë dhe që kishin mësuar lojën më bashkëkohore nga librat, që i përdorni edhe në stërvitje, gati sa i dogjën librat.
“Çfarë të duhet libra dhe leximi i tepërt, kur del një Sami dhe pa as një stërvitje të bën me fol me vetveten, t’i gjunjëzon ekipet që kanë stërvitur pandërprerë“, thonë disa nga protagonistët e kësaj loje.
Prapë nuk i dogjën librat, e ruajtën durimin por e kuptuan se trajneri lind dhe nuk bëhet me libra. Po kjo ishte hija më e zezë për hendbollin tonë, kampion ekipi pa asnjë stërvitje! Kjo është metoda më e re!