Hendbollistja nga Gjeorgjia, Keta Vanetsky, që luan për kampionen vjeshtore të Kosovës, Istogu, është në mesin e dhjetë sportistëve më të talentuar dhe më të mirë në Gjeorgji.
Kjo është befasi apo senzacion! Media nga Gjeorgjia, “Popsport”, ka publikuar dhjetë emrat e sportistëve më të mirë, ndër to edhe Vanetskyn.
“TOP 10 talentet e sporteve gjeorgjiane që duhet vëzhguar në vitin 2021.
Hendbollistja gjeorgjiane garoi në Kupën Evropiane me Istogun këtë sezon.
Ajo tashmë po mbron me sukses ngjyrat e këtij klubi për sezonin e tretë me radhë. Ajo së fundi ka shënuar 7 gola në ndeshjen kundër Vushtrrisë dhe u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes”, shkruan mes të tjera ky medium.