Klubi i hendbollit Istogu, kampion vjeshtor i Kosovës (femrat), synojnë të gjitha trofetë.
“Kanë përfunduar me sukses zgjedhjet e brendshme të cilat u përmbyllën në kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilën u zgjodh bordi udhëheqës i KHF Istogu me mandat katërvjeçar në krye me znj. Marigona Ukaj.
Prezntuan edhe Drejtori i DKRS - Istog z. Drin Sadikaj dhe nënkryetari i FHK-së z.Enis Idrizi. Bordi i ri udhëheqës i KHF Istogu në mbledhjen e parë për këtë vit të datës: 03.01.2021 ka miratuar: 1. Planin strategjik në afat katër vjeçar dhe planin e veprimit në afat njëvjeçar. 2. Planin financiar në afat njëvjeçar.
3. Miratoi kërkesën e stafit profesional për formimin e Akademisë së Hendbollit Istogu e cila do të fillojë me datën 20 janar.
4. Caktoj koordinator të akademisë së hendbollit Istogu z. Faruk Shala, trajnere: Esma Muratoviq dhe Albina Rugova. Akademia do të mbikëqyret nga selektori i përfaqësueses së Kosovës z. Agron Shabani si bashkëpunëtor i jashtëm i cili po ashtu do të jetë promoter i realizimit të planprogramit të punës së shkollës së hendbollit të Danimarkës.
5. Bordi udhëheqës i KHF Istogu ndau mirënjohje për të gjithē ata që në forma të ndryshme përkrahen klubin gjatë vitit 2020 siç janë: sponzorët: - z. Halil Jahaj - Alfa I, z. Isa Osmanaj – Ibos, Fatos Shatri - Shatri SHPK, Ismail Bytyçi – Trofta, Green House SHPK, bashkëatdhetari z. Bashkim Jahaj, - Ekspress T, Komunën e Istogut, Federatën e Hendbollit të Kosovës, MKRS-tit Prishtinë, mediat Grupit Koha, RTV 21, Klan Kosova, Bota sot, z. Kemajl Goca, RTV Fontana –Istog, Istogu Channel-Istog, Radio West Istog. -Më mirënjohje të veçantë Post-Mortum u nderua z.Labinot Aliaj për kontributin e dhënë në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe pamundësisë për të organizuar një eventi të veçantë, mirënjohjet do të ju ndahen veç e veç.
Ju faleminderit për përkrahje duke ju dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të ndërsjelltë edhe gjatë vitin 2021”, thuhet në njoftimin e KHF Istogut.