Trepça nga Mitrovica pritet që në javën e ardhshme t’i fillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.
“Xehetarët” kanë përfunduar në vend të tretë me 17 pikë gjatë vjeshtës në Superligën e Kosovës apo me 8 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje.
Kryetrajneri i Trepçës, Veton Hajrizi, tha se do të synojnë të janë në pjesën e lartë të tabelës.
“Trepça në javën e ardhshme fillon me përgatitjet për sezonin pranveror. Sa i përket përforcimeve, kemi synime, jemi në bisedime dhe po presim të përfundojnë.
Besoj se Trepça në këtë sezon do të tregoj lojë të mira. Synimet e Trepçës janë që të jemi sa më lartë në përfundim të sezonit, si dhe të arrijmë sa më lartë në garat e Kupës”, tha Hajrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.