Klubi i hendbolli Istogu (femrat), vazhdon me investime, tani edhe me Akademi, që është lajmi më i mirë për qytetin dhe gjithë komunitetin e hendbollit.
“Nga 20 janari fillon punën Akademia e hendbollit Istogu, pjesëmarrës do të janë fëmijët, meshkuj dhe femra nga mosha 9 - vjeçare, sipas plan-programit të shkollës së hendbollit të Danimarkës.
Me fëmijë hendbollist dhe hendbolliste të ardhshme do të punojnë, hendbollistja e Istogut dhe shumë klubeve evropiane Esma Muratoviç dhe anëtarja e përfaqësueses se Kosovës, kapitenja e Istogut Albina Rugova.
Realizimi i plan-programit dhe puna me grup-mosha do të mbikëqyret nga selektori i përfaqësueses së Kosovës z. Agron Shabani në bashkëpunim me trajnerin z. Faruk Shala.
Organizimi i stërvitjeve do të bëhet në dy lokacione: në Istog dhe në Banjë të Pejës në palestrën "Dresha". Regjistrimi i anëtarëve të rinj fillon nga data 6 janar”, njofton KHF Istogu.