Aloja e majtë, Albulena Basha, është në dilemë për të ardhmen e saj. Hendbollistja pas lëndimit në duel me Kastriotin nga Ferizaj, për disa javë mbetet jashtë parketit.
Aktualisht është pjesë e kampiones në fuqi, Ferizaj dhe ende nuk dihet se a do t’i qëndrojë besnik kësaj ekipe apo do të shtegtojë diku tjetër.
“Kam kaluar lëndimin, jam e gatshme tani t’i kthehem betejave kampionale”, tha Basha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Flitet se jeni në negociata me tri klube, cila është e vërteta? “Asgjë nuk po të them tash për tash, ia lëmë kohës”, përgjigjet ajo.
Basha është prej lojtareve më të mira në Kosovë apo hendbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit, e zgjedhur në anketën e rubrikës së sportit të gazetës “Bota sot”.