Veprimtarë të shumtë sportivë kontribuan në vitet e 90-ta për të mbajtur gjallë sportin.
Vitet me të vështira (1991-1999), kur populli shqiptarë i Kosovës u ballafaqua me terrorin e paparë të pushtuesit serb.
Mehdi Ademi i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë ndër veprimtarët e dalluar të hendbollit në vitet e 90-ta.
Në ato vite, ai ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Drenica nga Drenasi.
Ademi veproi si shumë veprimtarë tjerë, pa u ndalur fare, duke qenë krahë i djathtë i klubit.
Ai asnjëherë nuk u ndal dhe as që mërzitej për kërcënimet e milicisë së pushtuesit serb.
Sot jeton një jetë të qetë, është delegat i hendbollit dhe ndihet krenar që i takoi Gjeneratës së sakrificës, ku luftohej me çdo mjet pushtuesi serb.