Në vitet e pas luftës, cilësia e hendbollit ishte më e mirë, rivaliteti më i madh dhe në disa ndeshje derbi, shikueshmëria arrinte deri në 2 mijë veta, si në Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, pa harruar edhe Vushtrrinë.
Prishtina e ka pasur një gjeneratë të shkëlqyeshme në periudhën 2000-2001.
KH Prishtina e vitit 2000/01 fituese e Kupës së Republikës së Kosovës pasi e mundi në finale Trepçën e Mitrovicës.
Mungojnë portieri Shemsi Luta dhe të rinjtë Sherif Xhema dhe Basri Veseli.
Megjithatë, kjo ishte Prishtina e Verim Zherkës, atëkohë hendbollist i kësaj skuadre apo alfa e omega.