Ahmet Hysenaj-Petrova, u largua nga hendbolli pas shumë viteve dhe bëri mirë që lëshoi rrugë! Bëri mirë që u largua sepse ishte edhe koha të largohet, por u largua si burrat.
Ai disa vite ka qenë kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti - femrat dhe meshkuj, duke dhënë kontribut të madh dhe u largua në fund, sepse siç thoshte ai: “Është koha të lëshojmë rrugë, le të marrin edhe të tjerë klubin. Klubi është i të gjithëve”.
E mira e Ahmet Petrovës ka qenë, se qoftë të meshkujt apo të femrat, nuk e ka luajtur rolin e diktatorit, duke i penguar trajnerët apo hendbollistet që të deklarohen për media.
Në hendboll nuk na duhen njerëz që sillen si komunist, të dashuruar në vetvete dhe kurrë në jetë nuk janë marr me at sport, kanë ardhur si parashutist, investojnë sa mos t’u fundosur klubi! Istogu është një shembull për të gjithë e investohet dhe punohet me intensitet të shtuar.
Tash edhe Kastrioti femrat, po ashtu edhe Vushtrria orvatet maksimalisht, Shqiponja, Ferizaj, ‘Jusuf Gërvalla’ etj. Pas Ahmet Petrovës është mirë edhe disa të largohen dhe të lëshojnë rrugë dikujt që investon më shumë.