Klubi i hendbollit Istogu ka synime të mëdha, jo vetëm të fitojë trofe por edhe të zhvillohet me akademi të hendbollit. Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punën dhe me ambicie që të zbulojnë dhe formojnë talentet të kësaj loje me traditë në vendin tonë.
“Sot filloj punën akademia e hendbollit Istogu e para e këtij lloj ne Kosovë.
Akademia e hendbollit Istogu filluar punën me dy grup 9 dhe 11 vjeç, stërvitjen a par me grup moshën 9 vjeçare është udhëhequr nga , reprezentusja e Kosovës kapitenia e Istogu Albina Rugova, nga ditët ne vijim stërvitjen do te udhëhiqen edhe nga reprezentuesja e Malit te Zi, hendbollistja e Istogut dhe shumë skuadrave evropiane Esma Muratoviq.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/23/auto_141580228_4130609666951541_5534534273457160914_o1611429147.jpg)
Albina Rugova dhe Esma Muratoviq janë caktuar trajner te akademisë ku do të zbatojnë plan programin e shkollës se hendbollit te Danimarkës, që qealizohet ne bazë të rekomandimeve dhe mbikëqyrjes se skeletorit të përfaqësueses së femrave të Kosovës z.Agron Shabani dhe koordinatorit te akademisë, trajnerin e reprezentacionit të Kosovës dhe KHF Istogu z. Faruk Shala,
Regjistrimi i anëtarëve të rinjeh do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.
Falënderojmë prindërit për besimin e dhen, Federatën e Hendbollit të Kosovës, Komunën e Istogut, bashkëpunëtorët dhe donatoret tan, së bashku mundemi të bëjmë gjera te mëdha për rininë tonë”, shkruan në faqen e KHF Istogu.