Ka vazhduar paraqitja e anëtarëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane.
Të shtunën ndeshje evropiane drejtuan Besfort Jahja e Sherif Xhema.
Dy gjyqtarët e EHF-së nga Kosova ishin të deleguar në ndeshjen e luajtur në Lublin të Polonisë.
U përballën MKS Perla Lublin dhe skuadra franceze Nantes Atlantique Handball. Ndeshja i takonte fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbolliste. Fitore me rezultat 31:26 ka shënuar skuadra franceze.
Gjyqtarët e Kosovës janë të rregullt në gara evropiane. Delegime tjera priten për ta në vazhdim të edicionit.