Albina Rugova është shquar me paraqitje në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll.
Aloja e Kombëtares sonë javën e kaluar ka forcuar lidhjen e saj me hendbollin duke nisur punën si trajnere në Akademinë e hendbollit, Istogu. Tashmë Albina pos si lojtare dhe kapitene e Istogut do të jetë e angazhuar edhe në punën me fëmijë.
"Fakti që do të jem një nga koordinatoret e hendbollistëve të rinjë, për mua do të thotë shumë. Ndihem e privilegjuar", ka thënë Rugova.
Ajo është e bindur se tërë jetën do të jetë pjesë e sportit, pra edhe pas karrierës si lojtare. E sheh veten si trajnere apo në ndonjë funksion tjetër.
"Fillimisht shpresoj që të kem formë të mirë edhe në pranverë, të ndihmoj ekipin tim dhe Kombëtaren drejt realizimit të synimeve".