Kampioni në fuqi i Kosovës, Besa Famgas, lider i kampionatit, po përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës, që fillon me 6 shkurt.
Pejanët kanë zhvilluar dy miqësore me skuadrën maqedone, Metalargu dhe të dyja i fituan.
“I kemi fituar dy ndeshjet miqësore ndaj Metalurgut të Shkupit. Të dielën fituam me rezultatin 34:33, ndërsa sot me rezultat 29:25.
Të dy ndeshjet ishin të mira dhe të rëndësishme për shtabin teknik. Ekipi po bëhet gati për pjesën e dytë të kampionatit, për të mbledhur trofetë”, njofton faqja e KH Besa Famgas.
Trajneri Javier Cabanas ka pa formën e secilit lojtar dhe beson e shpreson se do të janë maksimalisht të përgatitur për sfidën e parë të pjesës së dytë kampionatit.