Hendbollistët e Suedisë do të luajnë në finalet e Kampionatit Botëror, për herë të parë që nga viti 2001, kur ata fituan medaljen e argjendtë.
Në gjysmëfinale që u zhvillua në shtetin e Egjiptit, Kombëtarja e Suedisë e mposhti me rezultat 32:26 Francën. Dallimin e bëri portieri Andreas Palicka, i cili mbrojti shkëlqyeshëm në momentet vendimtare dhe sipas statistikave, mbrojti 12 gjuajtje.
Kontributi i tij doli në pah dhe i solli fitoren.
Suedia udhëhoqi 16:13 në pjesën e parë, në minutën e 43-të ata arritën "plus 5" për herë të parë (23:18) dhe francezëve nuk iu shkonte ndoresh.
Hendbollisti Wanne me 11 gola dhe Pettersson me 6, ishin më efikasit dhe me të merituarit që Suedia u kualifikua, ndërsa Descat realizon 5 gola dhe ishte më efikasi të Franca.
Gjysmëfinalja tjetër luhet në orën 20.30, mes Spanjës dhe Danimarkës.