Kombëtarja e Danimarkës është kampion i ri i Botës në hendboll, në ngjarjen e madhe që u mbajt në Egjipt.
Danezët e mbrojnë titullin e kampionit, ndërsa Suedia mbetet të kënaqet me medalje të artë. Danimarka në finale ka shënuar fitore me rezultat 26:24 (13:13) ndaj suedezëve, që u zhvillua në palestrën e sportit në Kairo.
Pjesa e parë përfundoi baras (13:13), por në pjesën e dytë Danimarka përfiton nga disa gabime të rivalit dhe ia doli të triumfoi me 26:24.
Në minutën e 49-të, ata thelluan epërsinë në tre gola (23:20) për fituar sfidën me 26:24.
Hendbollistët Hansen e Nielsen ishin më efikasi në radhët e Danimarkës, duke shënuar nga 6 gola përkatësisht 5, ndërsa të Suedia Wanne me 5 sosh.
Danimarka fiton medaljen e artë, Suedia të argjendtën, Spanja të bronztën.