Hendbollisti nga Kongo, Gauthier Mvumbi, i ka 137 kilogram, por e kërkon gjysma e Francës pas Kampionatit Botëror, që u mbajt në Egjipt.
Pivoti i Kongos, e përfundoi kampionatin me 20 gola të shënuara, kështu që, siç pritej, telefoni i tij celular nuk ndaloi duke cingëruar nga ofertat.
Mvumbi është ende anëtar i çerekfinalistit francez Dreux dhe për të tani është i interesuar gjysma e ligës së parë franceze.
“Nuk di çfarë të them tjetër. Unë së shpejti do të vendos se ku do të vazhdoj karrierën time”, tha pivot i Kombëtares së Kongos i cili i kënaqi të gjithë në Kampionatin Botëror.
Mikkel Hansen - MVP i Kampionatit Botëror, por MVP absolut i simpatisë është Gauthier Mvumbi.