Lojtarja që i solli fat klubit të Istogut, padyshim është Suzana Ujkiq, me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe tani e një kohë me nënshtetësi të Kosovës, po ashtu anëtare e Kombëtare tonë!
Ujkiq, tash e tre vite është pjesë e Istogut, shtyllë e ekipit dhe ka fituar tre trofe: një titull dhe dy Kupa të Kosovës.
Është lojtare e pakompromis në fushë dhe iu jep motiv vashave! Është motra e hendbollistes së mirënjohur shqiptare, Dijanës, që luan për kombëtaren e Malit të Zi dhe skuadrën rumune Gloria Buzau.
Hendbollin e kanë ushqim familjar, ndërsa babai i saj, Gjoka, ka qenë futbollist. Suzana, për të dytin vit rresht shpallet në shtatëshen më të mirë të Kosovës.
Suzana u shpall lojtarja më e mirë në mbrojtje për vitin 2019, ndërsa sot më e mira pivote për vitin 2020. Ose siç thonë disa njohës të kësaj loje, Suzana apo vajza nga Mali i Zi, sërish ua bën 8 me 2 në Kosovë!
Një lojtare e kompletuar dhe që po e ndjekin edhe sukseset vazhdimisht! Ajo është krenare që sërish është në shtatëshen më të mirë.
“Hendbollistja nga Malësia është pivotmenja me e mirë e Kosovës për vitin 2020, është ky viti i katërt që kur Suzana Ujkiç është pjesë e Istogut më të cilin ka fituat të gjithë trofet e mundshëm, dy herë radhazi nga FHK-ja është shpallur hendbollistja më e mirë e mbrojtjes ndërsa këtë vit është pivotmenja me e mirë në Kosovë, tani më shqiptarja nga Malësia është banore rezidente e Istogut dhe Kosovës dhe pjesë e kombëtares së Kosovës”, shkruan edhe në faqen e KH Istogu.