Hendbollisti i Prishtinës, Lulzim Shabani, anëtar i Kombëtares së Kosovës, ndihet krenar që sot u zgjodh aloja e majtë më e mirë në Kosovë për vitin 2020.
“Është viti i tretë radhazi që stolisem me titullin alo e majtë më e mirë në vend.
Për gjithë këtë sukses patjetër që puna dhe angazhimi ka qenë primare por duke ju falënderuar gjithmonë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të cilët punuan me mua gjatë këtyre viteve.
Falënderoj shumë familjen time ku me përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme gjithçka është më e lehtë”, ka shkruar Shabani.