Kampioni në fuqi, Besa Famgas, është pa konkurrencë në Kosovë. Ata përveç që po dominojnë në kampionat, po i mbledhin edhe çmimet e më të mirit me hendbollistë.
“Klubi ynë, Besa Famgas, konfirmohet si katalizator i hendbollit të Kosovës.
Sot në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020, kemi mbledhur shumicën e çmimeve.
Besa Famgas është shpallur klubi më i mirë dhe i ka takuar mirënjohje tjetër për suksesin evropian.
Kastriot Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2020. Jupa shpërblehet për herë të gjashtë.
Në përbërjen më të mirë të vitit zunë vend Jupa, Egzon Gjuka, Drilon Tahirukaj e Mursel Mehmeti.
Bujar Ramosaj u shpall lojtari më i mirë në mbrojtje.
Trajneri ynë Javier Cabanas u shpall më i miri i vitit 2020. Jon Vokshi ishte prej më të dalluarve në konkurrencën e kadetëve.
Ndërsa në Kuvendin Zgjedhor, Enis Idrizi u konfirmua nënpresident i FHK-së.
Urime për të gjithë.
Besa Famgas, familje e madhe dhe e suksesshme. Presim edhe më shumë nga ju. Besa-Besë BESA Famgas”, shkruan në faqen e KH Besa Famgas.