Hendbollistja e Istogut, Suzana Ujkiq, uron 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Vajza nga Tuzi i Malit të Zi, është jashtëzakonisht e lidhur me Kosovën dhe ka edhe dy fjalë të fuqishme.
“Gëzuar 13 vjetori i pavarësisë. Lavdi të rënëve, respekt për ata që sakrifikuan që ne sot ta gëzojmë këtë ditë”, ka shkruar Ujkiq.
Suzana është pivotja më e mirë në Kosovë për vitin,2020, e shpallur nga trajnerët dhe Federata e Hendbollit të Kosovës.
Ajo është alfa dhe omega e skuadrës së Istogut, lidere e kampionatit.