Llapi e mposht edhe Kastriotin, Prishtina bindshëm në Gjakovë

Hendboll

Llapi e mposht edhe Kastriotin, Prishtina bindshëm në Gjakovë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Llapi e mposht edhe Kastriotin, Prishtina bindshëm në Gjakovë

Llapi ka vazhduar serinë impresive në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën në kuadër të javës së 17-të, Llapi në Podujevë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 35:32. Pas pjesës së parë llapjanët kishin epërsi 19:14.

Ferizajasit në pjesën e dytë ia dolën të barazojnë rezultatin e madje edhe të kalojnë në epërsi, 30:28. Në minutën e 58-të rezultati ishte i barabartë, 32:32, por më pas vendasit shënuan tri gola dhe nuk pranuan asnjë.

Me këtë fitore Llapi ka dalë në vend të tetë në Superligë me 10 pikë, sa i ka edhe Vushtrria në vend të nëntë. Kastrioti renditet i treti me 20 pikë.

Për Llapin ishte fitorja e tretë nga tri ndeshje të luajtura në stinorin pranveror. Riorganizimi te kjo skuadër po sjell frytet. B. Abazi udhëhoqi llapjanët me 14 gola. F. Mustafa u dallua te ferizajasit me 9 gola.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e javës së 17-të. Prishtina arriti fitore të pritur ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 35:28.

Llapi – Kastrioti 35:32 (19:14)

Llapi: G. Mani, Visoka 5, Abazi 14, Muqiqi 6, Hasani 5, Beshiri 3, Bajrami, Bogujevci, Havolli, L. Bogujevci, J. Mani, Çitaku, Ademi 2.
Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 3, Selmani 1, Bislimi 5, Rudari 7, Salihu 6, Brahimi, Mustafa 9.

Vëllaznimi – Prishtina 28:35 (10:16)

Vëllaznimi: Pozhegu, Rexha 5, Luzha 6, Hoti, Halili 5, Lluka, Spahija 6, Rama 5, Hoxha, Mamusha.

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Ramadani 1, Zherka 1, Kuleta 1,  10, Gjuka 6, Shabani 5, Sula, Ademi, Quni, Beshiri 4, Prekazi 2, Terziqi 4, Batatina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat