Hendbollistja kosovare, Mirjeta Bytyqi ka vazhduar kontratën me skuadrën e madhe sllovene, Mlinotest Ajdovshçina.
Sipas njoftimit të klubit nga Sllovenia, Mirjeta do të luaj te Ajdovshçina të paktën deri në fund të edicionit 2022/23.
23-vjeçarja është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2016. Është prej lojtareve më të dalluara. Mlinotest Ajdovshçina mban vendin e dytë në kampionatin slloven. Është në garë për trofe.
Mirjeta në të kaluarën ka luajtur për Slloveninë, ndërsa tani është pjesë e Kombëtares sonë. Ajo ka debutuar me plot sukses në turneun e mbajtur në Antalia në fund të vitit 2019. Është në pritje që të fitoj të drejtën të luaj për Kosovën në gara zyrtare.
FHK-ja e uron Mirjetën për vazhdimin e kontratës dhe e mirëpret në ekipin kombëtar.