Vëllaznimi nga Gjakova e mposhti Zhegrën (36:26) për të zënë vend në Superligën A.
Në Superligën A do të zhvillohen edhe dhjetë xhiro dhe do të garojnë gjashtë skuadrat e para në tabelë: Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Drenica e Vëllaznimi.
Në Superligën B katër skuadrat e fundit pas pjesës së rregullt të garave luftojnë për të shmangur rënien nga liga elite.
Në Superligën B garën e vazhdojnë Zhegra, Vushtrria, Llapi e Prizreni. Do të zhvillohen edhe gjashtë xhiro.